25-04-2024

Ndërron jetë i lënduari nga punimet në ndërtimtari në Prizren

Ka ndërruar jetë personi që pat pësuar lëndime si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas informacioneve, viktima që është nga një fshat i Prizrenit ishte duke punuar në ndërtimtari, me një mikser betoni.

Ngjarja ka ndodhur më 26 qershor në rrugën “Flamuri” në Prizren, ndërsa viktima (K-Shqiptar) i cili ka qen në tretman mjekësor në QKUK dje ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, trupi i pa jetë  është dërguar në Institutin e Mjeskësisë Ligjore.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.