Kuvendari Krasniqi: Në emër të ndryshimit dogjën Mytaher Haskukën dhe qeverisjen katërvjeçare të Prizrenit
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga radhët e PDK-së, ka kritikuar kreun e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, duke thënë se prej dy vitesh nuk ka nisur asnjë projekt serioz, ndërsa për këtë e ka vlerësuar si humbësin më të madh.
Ai ka shkruar kështu në profilin e tij në “facebook”:
Kryetari i Komunës së Prizrenit erdhi në krye të qytetit me premtime (gënjeshtra), në emër të ndryshimit, ndërsa ende pa i bërë 2 vjet qeverisje, Haskuka ai është humbësi më i madh, e bashkë me të qyteti dhe qytetari i Prizrenit.
Premtimet iu konfirmuan se janë gënjeshtra.
Në Prizren, jo që nuk ndodhi ndryshimi, por nuk po ruhet as kontinuiteti i projekteve të domosdoshme në Komunën e Prizrenit.
Po bëhen dy vjet e Mytaher Haskuka nuk e ka nisur asnjë projekt serioz.
Mytaher Haskuka me mirë e njeh qytetin e Prishtinës se sa qytetin e Prizrenit, prandaj edhe në kohën sa është kryetar i Komunës së Prizrenit, ai kohën më të madhe e kalon në Prishtinë.
Ai bashkëjeton me Prishtinën dhe në Prishtinë.
Të ardhmen e tij dhe të fëmijëve ai e ka të lidhur me Prishtinën, prandaj Prizreni dhe prizrenasit, ende pa i bërë dy vjet qeverisje e kanë parë se në këtë mandat duke e votuar Mytaher Haskukën e kanë djegur atë e bashkë me të i dogjën katër vjet të qeverisjes lokale./GazetaePrizrenit.net