Kuvendari Pranverim Berisha: Drejtoresha e Arsimit përdoret për dekor nga shefja e kabinetit të Haskukës

Shefi i grupit nga NISMA Socialdemokrate, Pranverim Berisha në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit për gjendjen në arsim, derisa ka folur për gjendjen e rëndë, ka thënë se më e pakta në këtë rast është dorëheqja e drejtoreshës se DKA-së, Xhemile Thaqi- Vezgishi.

KK ka debatuar pas kërkesës së Nismës për këtë seancë, mbështetur edhe partitë tjera opozitare.

“Gjendja në arsimin e Prizrenit ka filluar të merr përmasa shqetësuese si rezultat i ndërhyrjes politike nga ana e Kryetarit Mytaher Haskuka dhe komisarëve të tij politik, ku koha po tregon se vendosja në krye të DKA-së të një përkthyese të UNMIK-ut e cila nuk e ka idenë se sa zgjatë një orë e mësimit e jo më se si udhëhiqte një dikaster i rëndësishëm siç është arsimi”, tha ai.

Berisha, tha se Nisma Socialdemokrate gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë dikaster është munduar që në përputhje me ligjet në fuqi dhe udhëzimet administrative të vendosë rend dhe rregull, mirëpo në një moment është detyruar të ndërroj përfaqësuesin e vetë në këtë dikaster sepse erdhëm në përfundim se ai u vu në shërbim të komisarëve politik të z.Haskuka duke e luajtur rolin e Sekserit, për të cilin fjalën e vetë po e japin edhe organet e drejtësisë, për këtë arsye NISMA dërgoi një kuadër profesional i cili nuk ra prej e kërkesave kundërligjore të Mytaher Haskukës dhe klanit të tij.

“Ju z.Haskuka para disa ditëve keni emëruar ushtrues detyre njerëz pa kredibilitet, duke larguar drejtorët e deritashëm edhe pse ju ka kaluar mandati, por kjo ka ndodhur me fajin tuaj, keni ndërhyrë në prag të fillimit të vitit shkollorë duke larguar njerëzit të cilët kanë bërë përgatitje për fillimin e vitit të ri shkollorë dhe keni vendosur njerëz mbi preferencat partiake si shërbëtor të SekSerit, keni lëshuar vendime mbi vendime siç është rasti në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku”, keni emëruar ushtrues detyre të drejtorit individ të cilët kanë mandate të drejtorit edhe dy vite, përkundër dëshirës tuaj disa të deleguarit tuaj politik si ushtrues detyre nuk kanë pranuar të marrin detyrat sepse nuk kanë dashur të bëhen argat të lojës së djallit që po e lozni ju”.tha ai.

Berisha përmendi edhe çështjen e konkursit të pezulluar vitin të kaluar në prag të fillimit të vitit shkollor, të cilin e vlerësoi si ndërhyrje e patolerueshme dhe shumë të dëmshme për nxënësit e Komunës së Prizrenit, të cilët gjatë vitit shkollorë 2019 -2020 kanë humbur mbi 25.000 orë mësimi.

Hallakamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, opozita kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së DKA-së

“Ne edhe sot nuk e kemi të qartë se çfarë baze ligjore ka gjetur z.Haskuka që afër dy vite vazhdon t’i mbajë drejtorët si ushtrues detyre, psh, në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” dhe në shkollat tjera, në kundërshtim me ligjin 04/L/032 neni 35, siç nuk e kemi të qartë se si ka mundësi dhe në bazë të cilit ligj një i pa punë mund të bëhet ushtrues detyre siç ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Luciano Motroni”, ku ligji dhe udhëzimet administrave e definojnë qartë se kush mund të bëhet ushtrues detyre dhe për sa kohë, po ashtu nuk e kemi të qartë dhe për të cilën duhet të jep përgjigje publike z.Haskuka se si ka mundësi që drejtori i shkollës fillore në Fshatin-Mazrek në të njejtën kohë t’i ketë dy vendime, një si drejtor i zgjedhur me konkurs dhe një si ushtrues detyre”, tha ai.

Berisha pyeti Haskukën se përser nuk ka dhënë përgjigje pse dy shkollat që janë ndarë, ajo e “Lekë Dukagjinit” dhe “Abdyl Frashërit” tash e më shumë se një vit nuk funksionojnë si dy shkolla dhe nuk janë emëruar sipas këshilleve të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit me emrat e dëshmorëve të UÇK-së – “Gani Saramati” dhe “Hysen Rexhepi”.

“Z. Haskuka ju dhe përkthyesja juaj në DKA vazhdoni të mbani në procesin arsimor kuadro me shkollë të mesme, derisa me qindra dhe mijëra të rinjë Prizrenas të diplomuar sillen rrugëve të papunë.Ju i keni dhënë rrogë më shumë se gjashtë muaj një arsimtareje në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” pa shkuar fare në punë”, tha Berisha.

Ndër tjera Berisha, tha se z.Haskuka ka vendosur në DKA një person të pandërgjegjshëm, e cila me javë dhe muaj nuk i pranon ne takim drejtorët e shkollave dhe nuk ka kurrfarë bashkëpunimi për të cilën me të drejtë edhe publikisht ka reaguar drejtori i Shkollës Fillore “Ibrahim Fehmiu”.

– Ju z.Haskuka para dy viteve me shumë pompozitet dhe reklama keni vendos një gurthemel për Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”, ku u avullua ai projekt, pse nuk është realizuar, apo keni menduar se projektet madhore mund të realizohen pa u angazhuar fare.

Për të gjitha këto dhe shumë shkelje të tjera janë duke u marrur organet e drejtësisë për të cilën po shpresojmë se dëmin që po i’a shkaktoni arsimit në Prizren edhe parasë publike do ta paguani sipas kodit penal.