16-04-2024

Kuvendi i Prizrenit, sot mban mbledhje të jashtëzakonshme rreth mjeteve financiare të buxhetit komunal

Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë edhe një mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës.

Seanca e sotme, mbahet me kërkesën e LDK-së në opozitë përkrahur edhe partitë tjera opozitare,  për të kërkuar sqarime lidhur me tërheqjen e një  shume të mjeteve financiare të buxhetit të Prizrenit nga Ministria e Financave, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Organit më të lartë lokal të Prizrenit, i duhet që në këtë formë të mblidhet sërish pas dy muajsh, kur ishte shqyrtuar gjendja e rënduar në arsimin prizrenas, seancë që po ashtu u mbajt me kërkesë të opozitës, përkatësisht të Nismës.

Lexo edhe:

Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar

 

Gjatë qeverisjes së tij, kryetari prizrenas Mytaher Haskuka, pos tjerash do të mbahet mend edhe për numrin më të madh të mbledhjeve të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, të thirrura nga opozita. Nga ajo që është parë në seancën e të fundit, në të cilën dështoi miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, doli se partia e Haskukës, Vetëvendosje me (7 anëtarë) dhe partnerët e saj ( nga minoriteti turk e boshnjak) nuk kanë më shumë se 11 vota nga 41 ulëse sa ka gjithsej KK. Kjo tregon se shumicën e absolute e ka opozita, që po ashtu mban edhe postin e kryesuesit të KK-së, që vjen nga PDK.

Mbledhja e të premtes do të mbahet në selinë e KK-së tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar në orën 10:00. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.