25-11-2024

Kuvendi Komunal votoi buxhetin e Prizrenit për vitin 2022

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot miratoi projekt buxhetin e Komunës për vitin 2022, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në seancë ishin gjithsej 39 nga 41 kuvendarët dhe me shumicë të votave apo 26 pro, 6 abstenime dhe 6 kundër, Kuvendi i Prizrenit ka votuar buxhetin komunal për vitin e ardhshëm.
Gjatë seancës nga kuvendarë të VV-së dhe LDK-së pati edhe kritika për buxhet të kopjuar nga ish-qeverisha apo vetëm disa modifikime të bëra dhe kundër reagime e sqarime nga përfaqësues të shumicës në pushtet. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.