24-04-2024

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021

Më 64 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.

Pas kësaj, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar të futet në rend të ditës për lexim të dytë nesër në ora 14:00 dhe deputetët të dërgojnë amandamente deri në ora 10:00.

Me shumicë votash u aprovua kjo kërkesë dhe seanca do të mbahet nesër në orën 14:00.

Më 89 vota për, është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan. Nesër pritet të votohen disa marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Asnjë koment

Comments are closed.