24-11-2024

Kuvendi sot shqyrton tërheqjen e 30 për qindëshit nga Trusti

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancë plenar.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Miratimi i këtij Projektligji, i cili u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale, por këtë e kundërshton partia që qeverisë me vendin, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa projektligjin e kanë mbështetur partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./ GS

Asnjë koment

Comments are closed.