Kuvendi zgjodhi anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile
Kuvendi i Kosovës të enjten ka zgjedhur Visar Krasniqin, anëtar joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile.
Për këtë pozitë, përveç Visar Krasniqit ka konkurruar dhe Memli Ymeri.
Në votimin me procedurë të fshehtë morën pjesë 77 deputetë. Nga ky proces i votimit, vota të pavlefshme u shpallën 3 fletëvotime, Visar Krasniqi mori 74 vota, ndërsa Memli Ymeri asnjë votë.
Kryesuesja e seancë, nënkryetarja Saranda Bogujevci konstatoi se Kuvendi zgjodhi Visar Krasniqin anëtar joprokuror nga shoqëria civile në KPK me mandat pesëvjeçar./BetimipërDrejtësi
Lexo edhe: