26-03-2025

Ky është Arsim Morina, pronari i furrës që dyshohet se vr*ạu një grua dhe më pas veten – PAMJE

Vrasje e dyfishtë ndodhi, sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku sipas informacioneve dyshohet se pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën, raportoi Gazeta e Prizrenit.

Trupat e pajetë të viktimave janë gjetur tek nënkalimi që ndodhet afër furrës.

Viktimat nuk kanë lidhje familjare mes vete.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje për Gazetën Infokus.

“Po prokurori kujdestar tashmë është në vendin e ngjarjes ku janë dy të vrarë. Deri më tash është konfirmuar se një burrë ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Nuk kemi ende detaje dhe nuk e dimë relacionin e viktimave. Po presim intervistimin e dëshmitarëve okularë për të zbardh më shumë detaje rreth rastit”, ka thënë Preteni për Infokus.


Arsim Morina

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.