14-07-2024

Ky është burri që e rrahu brutalisht bashkëshorten e tij në Prizren

I dyshuari për dhunën ndaj bashkëshortes së tij në Prizren, që u kap pas publikimit të pamjeve të IndeksOnline ku shihet duke sulmuar brutalisht atë, është arrestuar sot nga Policia. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit ndaj tij dhe masën e ndalimit policor.

Personi i dyshuar është Dehma Taqi, nga Mamusha, por qe jeton në Prizren qe një kohë të gjatë, raporto Sinjali.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.

View this post on Instagram

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Lajmin për arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Posa është parë video- regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”.

Asnjë koment

Comments are closed.