Ky është i arrestuar që tentoi të grabis në një barnatore, dyshohet edhe për raste tjera të natyrës së njëjtë
Rastet e vjedhjeve e grabitjeve në lokale të ndryshme, në pikë të ditës, po shkaktojnë pasiguri e humbje. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe sot, te një barnatore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Personi i dyshuar i cili është arrestuar në vend të ngjarjes nga Policia, siç mëson Gazeta Sinjali është: Arton Shala, 37-vjecar.
Shala ka qenë bashkë me një person tjetër dhe dyshohet se bashkë me të kishin në plan t’i grabisnin qindra euro në barnatoren, në qendër të Prishtinës.
Por, Shala është kapur në vend të krimit nga zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar në atë pjesë të qytetit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prishtinës, e cila ka njoftuar se i dyshuari “është përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”.
Ndaj tij, sipas Policisë tashmë kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.