05-05-2024

Shpallet “Ylli i Javës”, ja kujt i takoi çmimi për javën e 23-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "FFK ****** * SUPERLIGA albi MALL SUPERLIGA FEDERATAE FUTBOLLITE KOSOVES BOC TON YLUAES"

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Bujar Guta.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte sërish përcaktues në fitoren e Malishevës, kësaj radhe si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 3:2. Hazrollaj shënoi het-trik, duke siguruar tri pikë të rëndësishme që e inkuadrojnë Malishevën në garë për dalje në Evropë.

Ky është çmimi i tretë për Hazrollajn në këtë edicion dhe i dyti radhazi. Futbollisti i ri i Malishevës i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme u shfaq i lumtur për vlerësimin si më i miri i javës.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.