05-05-2024

Prizren: Ky ishte shkaku i konfliktit mes disa personave te stacioni i autobusave, ndalohen tre persona

Konfliktet janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë mes disa personave ka ndodh edhe sot në Stacionin e Autobusëve në Prizren, mëson Gazeta Sinjali.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive të përfaqësueseve të kompanive të transportit publik.

Konfliktin e ka konfimruar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se rasti ka ndodh sot rreth orës 11:00.

“Sot me datë 04.03.2024 rreth orës 11:00 është raportuar për një prishje të rendit dhe qetësisë në Stacionin e autobusëve në Prizren”. 

Për rastin tre persona janë shoqëruar në Policia, por pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.