Ky është i arrestuari për dhu:nimin të miturës që u raportua e zhdukur në Prizren
Një vajzë 15 vjeçare nga Prizreni, u raportua e zhdukur nga familja e saj para disa ditësh dhe dyshohet se është dhunuar.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës është Eridon Aliaj, rreth 22-vjeçar.
Aliaj dhe një person tjetër dyshohen se kanë qëndruar me të miturën gjatë kohës sa u raportua e zhdukur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pasi vajza u gjet, e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme gjinekologjike.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.