16-07-2024

Ky është i riu që u ther me thikë dhe u hodh nga vetura në qendër të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në lagjen ‘Bazhdarhane’ afër picerisë “Linda” në Prizren, ku një person është therur me thikë nga persona të panjohur.

Gazeta10 mëson se viktima është Auron Thaçi. Sipas burimeve viktima pas therjes është hedhur nga vetura në qendër të Prizrenit.

Referuar mjekëve gjendja e tij është e rëndë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Lexo edhe:

Prizren: Viktima e aksidentit fatal, një biçiklist

Asnjë koment

Comments are closed.