22-11-2024

Ky është personi që u kap me 10 kilogramë heroinë nga Antidroga në kufi

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se janë sekuestruar 10 kilogramë heroinë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Me këtë rast, në vend të ngjarjes Policia e ka arrestuar të dyshuarin, që siç mëson Gazeta Sinjali ai është: Augustin Lleshdedaj.

Për kapjen e 10 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e të dyshuarit kryesor ka folur në mesditë edhe Policia.

Major Reshat Murseli tha se sot Policia e Kosovës duke filluar që nga orët e mëngjesit e kemi zhvilluar një plan taktik të quajtur “Pika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete në vijën e dytë kontrolluese.

“Në mesin e këtyre automjeteve në një veturë kroate, të drejtuar tanimë nga personi i dyshuar A. L. i vitit 1959, me nënshtetësi kosovar-korat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit kanë hasur në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë një kontroll të detajuar dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të gjejnë 20 paketime, të llojit heroinë, që gjithsej janë rreth 10 kilogramë”, tha Murseli, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në të janë gjetur edhe para në vlerë prej 2500 euro, dhe një telefon. Në cilësi të dëshmive janë sekuestruar vetura, paratë, dy telefona, dhe droga”.

Murseli ka njoftuar se dyshuari është arrestuar, është duke u intervistuar, dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Vlera e një kilogrami heroinë në tregun e Kosovës shkon nga 20 deri në 25 mijë euro për kilogramë.

“Ndërsa vlera e përgjithshme e drogës së kapur, kap vlerën prej 200 mijë deri në 250 mijë euro”, njoftoi Murseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Asnjë koment

Comments are closed.