Ky është prifti katolik që gjatë luftës në Kosovë u binte këmbanave për t’ua kujtuar muslimanëve kohën e iftarit
Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu këmbanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.
Në atë kohë në Gllogjan të Pejës dhe në fshatrat tjera për rreth ishin të vendosura familje të shumta të besimit mysliman, ku në rrethanat e momentit kishin gjetur strehim të vëllezërit e tyre katolik. Ishte muaj i ramazanit dhe në shenje të harmonisë ndërvëllazërore dhe të respektimit të besimit, thuhet se në Kishën e Gllogjanit binte kambana për të përkujtuar kohën e vakteve.
Në ditën e festes së Pashkëve ku në Gllogjan ishin të grumbulluar mijëra njerëz, popullatë civile , komandanti serb me gishtin në këmbëzën e automatikut, do t’i drejtohet Kelmendit Spaqit: M’i ndaj myslimanet në njërën anë e katoliket ne anën tjetër!
Ndërsa Don Kelmend Spaqi me urtin e priftit dhe me virtytin e guximit iu përgjigj komandantit serb: Këtu nuk ka mysliman e katolik, këtu gjithë janë shqiptare të pafajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vrisni mu, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizoni planin tuaj kriminal./gazetametro.net