Ky është rezultati i Ballkanit në Pragë dhe tanela
Kanë përfunduar të dy ndeshjet e Grupit E në Conference League, ku bënë pjesë edhe kampioni i Kosovës, FC Ballkani.
Skuadra nga Suhareka u mposht me rezultat 3-2 nga Slavia Praha.
Golat për Ballkanin i kanë shënuar Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica.
Ndeshja tjetër e Grupit E mes CFR Cluj dhe Sivassporit, përfundoi me fitoren e skuadrës turke me rezultat 1-0.
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së dytë, tabela e Grupit E kryesohet nga Slavia Praha dhe Sivasspor të cilat kanë nga 4 pikë ndërsa Ballkani dhe CFR Cluj kanë nga 1 pikë.

Në javën e ardhsme Ballkani do të udhëtoj drejt Turqisë, ku do të përballet me Sivassporin, ndërsa Slavia Praha do të jetë nikoqire e CFR Cluj./IndeksOnline