Ky pritet të jetë moti për fundjavë

Ditët e fundjavës pritet të jetë të ngrohta por do të ketë edhe vranësira me mundësi që të shtunën mbrëma të ketë edhe riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather dita e parë e muajit maj parashihet të jetë shumë e ngrohtë, kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Të dielën moti do të mbetet i ngrohtë me vranësira erë dhe diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri 14C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 25C e 26C. /GE