08-05-2024

Lajm i mirë: Prizreni për të dytën ditë pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus.

Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 862.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 243 mostra, “ Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.