24-11-2024

Lajm i mirë: Shërohet 77 vjeçari nga Vitia, kosovari i parë i prekur me koronavirus

Klinika Infektive e QKUK-së ka konfirmuar se është shëruar plotësisht pacienti 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë, i infektuar me covid-19.

Prof.Sali Ahmeti tregoi se i moshuari është liruar për në shtëpi.

“Ai ka pas sëmundje kronike të mëhershme që kanë qenë të trajtuar nga mjekët italian ku ka qëndruar pacienti. Përkundër këtyre, fal një angazhimi shumë profesional të Stafit të Klinikës Infektive. Ai sot në gjendje shumë të mirë kthehet te familjarët e tyre”, ka konfirmuar ai, shkruan Indeksonline

Po ashtu, edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha deklaroi se gjendja e infermiereve të prekuar me koroanvirus është shumë e mirë.

“E bashkë-ndjejmë infeksionin bashkë me ta sepse jemi koleges qe shumë vite”, është shprehur ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.