25-04-2024

Pamje e hënës së plotë nga Prizreni

Rreth orës katër të mëngjesit të sotëm (me orën tonë lokale) Europa u ndriçua nga pamja e Hënës Rozë, e cila nuk ka ndonjë ndryshim me Hënën e plotë.

Emri i saj vjen nga amerikanët vendas, të cilët i kanë vendosur ngjyrën për shkak të periudhës ku çelin lulet e egra. Hëna e plotë e këtij muaji është Hëna më e madhe e vitit.

Pamja e saj shihet edhe në fotografinë e Liridon Shalës, farmacistit nga Prizreni, që ka pasion fotografinë e botës së egër. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.