25-11-2024

Lajm i mirë: Sot asnjë rast me Covid nga Prizreni

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën kanë rezultuar pozitivë 225 persona derisa 13 persona kanë vdekur.

201 persona janë shëruar nga virusi.

Tutje IKSHPK-ja njofton se janë marrë mostrat e 477 personave, ku 225 prej tyre rezultuan pozitivë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Asnjë koment

Comments are closed.