27-07-2024

Lajm i rëndë për sportin kosovar, humb jetën trajneri i mirënjohur i basketbollit në moshën 33 vjeçare

Basketbolli kosovar është tronditur paraditen e sotme, raporton Gazeta e Prizrenit.
Para pak çastesh në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë trajneri i mirënjohur kosovar, Illmen Bajra.
33 vjeçari ishte pjesë e shumë skuadrave në Kosovë.
Për një periudhë ishe edhe ndihmës-trajner te përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Ai kishte drejtuar Bashkimin e Rahovecin.

Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shprehu ngushellime më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.
“Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.
Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, thuhet ne postimin e klubit.

Asnjë koment

Comments are closed.