24-04-2024

Largimi vullnetar nga puna, ky është njoftimi i fundit nga Telekomi

Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës “Pakot Vullnetare Dalëse” është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen.Telekomi këtë vit ua ofroi mundësinë punëtorëve të vet “pako dalëse”

Në pakon 1 parashihej që kushdo që ishte paraparë të dilte në pension në katër vitet e ardhshme, të pensionohej para kohe dhe të përfitonte 60 për qind të pagës aktuale bruto në periudhën deri në pensionim, ndërsa pakoja e dytë ishte ofrimi i 24 pagave bruto për këdo që ndërpret kontratën vullnetarisht.

Asnjë koment

Comments are closed.