Deponia ilegale që ekzistonte një kohë të gjatë në rrugën për tek fshati Leskovec, tashmë është larguar nga ai vend, njoftuan zyrtarët komunal të Prizrenit.
Me iniciativën e marrë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kjo zonë i është kthyer ambientit të natyrshëm.
Kryetari prizrenas, Mytaher Haskuka, ka thënë se numri i deponive ilegale në Prizren është mjaft i madh dhe aksionet për pastrimin e tyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“I lusim qytetarët të cilët kanë njohuri për vendndodhjen e deponive të ndryshme ilegale, të na njoftojnë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve, në numrin papagesë 0800 19 200”, shkroi ai në faqen e tij në “Facebook”.