27-04-2024

Prizren: Autoritet paraljmërojnë padi për gjashtë shkelje nga ish-drejtori i Administratës

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit, kanë kritikuar drejtorin parapak të Administratës komunale, Ilir Baldedajn, për siç thanë shkelje në realizimin e gjashtë projekteve, në të cilat është dëmtuar buxheti i komunës, dhe se për këtë rastet do t’i adresohen  Prokurorisë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

 

Duke folur për parregullsitë në drejtoratin e adminstratës, në një konferencë shtypi, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Drejtori i Administratës Komunale, Osman Hajdari,  kanë thënë se në disa raste, në projektet e realizuara kanë nënshkruar persona jokompetent, ndërsa kanë shfaqur edhe fotografi për ”shkeljet e paraqitura”.

Ndër projektet e përmendura se ka shkelje janë: vendosja e kiosqeve elektronike, për nxjerrjen e certifikatave, që ka kushtuar 68 mijë eurosh, atë për Arkivin elektronik që kapi vlerën 72 mijë euro, projektin për telefona Smart, 24 mijë euro, projektet e zyrave të ofiqarisë në Gjonaj e Lubizhdë, secila nga 25 mijë euro dhe objektet në Marash, në pronësi të komunës.

 

Haskuka derisa ka bërë vërejtje se e-kiosqet janë vendosur nëpër lokacione të papërshtatshme, diku madje edhe ngjitas mureve, veç sa për të thënë, meqenwse jo qw nuk ofrojnw qasje për zyrtarët, por shpesh edhe për qytetarë.

 

“Me këto raste duet të merret prokuroria, pasi është dëmtuar buxheti komunal, ndërsa në rastin e Arkivit elektronik, projekti nuk është realizuar, por Përmbaruesit kjo nuk i intereson, pasi ka një kontratë të nënshkruar, kwshtu qw pëson komuna”, tha ai.

Sipas tij, në këtë projekt janë blerë vetëm dy skanerë të cilët nuk janë funksional.

 

Në kritikat e drejtuara ish-drejtorit Baldedaj, tha se e-kiosqet më shumë kanë qenë si reklam për t’ia dhënë parat kompanisë, pasi për 2 vjet përmes tyre janë lëshuar vetëm 2 mijë dokumente, ndërkohë që në Prishtinë, me dy sosh janë lëshuar 8 mijë certifikata.

 

Menaxhmeti i mëparshëm ka realziuar projekte pas bërë një analizë dhe pa konsultime parapake”, tha ai, derisa shtoi se po përqien t’i funksionalizojnë fillimisht dy e-kiosqe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.