25-04-2024

Suharekë: Dy të arrestuar për shantazh në “Facebook”, kërkonin qindra euro

Dy persona nga rrethina e Suharekës janë arrestuar, për shkak të shantazhit përmes “Facebook” të një femreje, prej të cilës kishin kërkuar qindra euro.

 

Dy ditë më parë në Policinë e Suharekës, një qytetar ka kërkuar ndihmë pasi po i bëhej shantazh nga dy të dyshuar nga një fshat i Suharekës.

 

Zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha, tha se gjatë hetimit të rastit hetuesit kishin kuptuar se të dyshuarit kishin hapur një profil të rremë në “Facebook” me emër të gjinisë femërore dhe gjatë komunikimit me viktimën e kishin vënë në lajthitje me ç’ rast nga i njëjti kishin kërkuar një foto komprometuese.

 

Të dyshuarit pasi e kishin pranuar foton kishin filluar me kërkimin e parave disa herë radhazi. Dhe kur kërkesa shtohej vazhdimisht në qindra euro, policia e ndërpret shantazhin me ç‘rast i arreston të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit vendoset që të njëjtit të ndalën nën masën e arrestit.

Asnjë koment

Comments are closed.