19-04-2024

Latifi publikon fotografi të 33-vjeçarit nga Rahoveci që vdiq nga koronavirusi

Një 33-vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë e të ndjerit Çlirim Morina.

I ndjeri ishte i shtrirë në kliniken e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.

Gjithashtu edhe lajmin për vdekjen e të riut nga Rahoveci e ka konfirmuar vet Latifaj.

“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me koronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifaj.

Çfarë po ndodh? Haskuka fton drejtorët e larguar të shkollave

Tutje, kryetari Latifaj ka thënë se Morina e kujtojnë si djalë i edukuar me vlera të larta njerëzore. Ndërsa familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllime dhe i dëshiron shërim të shpejtë.

Më poshtë gjeni shkrimin e kryetarit Latifaj:

“Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore.

Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina u dëshiroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Latifaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.