03-11-2024

Latifi vizitoi Kooperativën bujqësore në Krushë të Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar dhe drejtorët Berat Duraku, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Saranda Sallteku drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese kanë vizituar Kooperativën Bujqësore “Krusha” në fshatin Krushë e Madhe ku janë pritur nga Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës.

Gjatë takimit ata kanë folur për ecurinë e punëve dhe planet e tyre për kooperativën. Latifi tha se grat të vyeshme është ajo që më së shumti i duhet vendit tonë, sepse përmbyllja e ciklit të prodhimit dhe eksportimi i prodhimeve tona cilësore është garancia më e mirë për zhvillim ekonomik.

Në kumtesën e komunës, thuhet se Latifi e ka inkurajuar drejtoreshën Hoti dhe stafin e saj që të vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e familjeve të tyre, prodhuesve krushjanë dhe për të mirën e vendit në përgjithësi. Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për përkrahje dhe partneritet konkret ndaj bizneseve prodhuese.

Ndërsa Hoti, ka thënë se kanë nevojë për mbështetje institucionale dhe financiare në mënyrë që të kenë kushte edhe më të mira për punë, për këtë dy pika, të cilën ajo ka besuar se do ta ketë nga qeverisja lokale.

Kooperative Bujqësore “Krusha” merret me konservimin e specave turshi të 12 llojeve të ndryshme, dhe të ajvarit shtëpiak. Të gjitha prodhimet e kësaj Kooperative janë tradicionale dhe recetat që përdoren për këto produkte janë shtëpiake. Këto prodhime janë më të kërkuara në krahasim me ato industriale.

 

Asnjë koment

Comments are closed.