Lazio siguron shërbimet e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi
Lazio siguron shërbimet e sulmuesin të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Lacialët kanë arritur marrëveshjen me Fenerbahçe për futbollistin kosovar, i cili së shpejti do të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Shtatlarti 26-vjeçar do t’u kushtoi arkave të bardhekaltërve 20 milionë euro e tashmë mbetet vetëm nënshkrimi dhe zyrtarizimi për të sanksionuar një transferim që Lazio e ka kërkuar me ngulm.
Fenerbahçe nuk ka devijuar kurrë nga kërkesa e saj prej 20 milionë eurosh.
Lazio u përpoq të negocionte mbi çmimin, për të përfshirë emra të tillë si Bastos, dhe më në fund marrëveshja u gjet.
Lexo edhe:
Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)