LDK insiston për pozitën e presidentit: Duam që ky zotim të vendoset
Avdyli tha se njëra nga çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur është edhe ajo e presidentit, për çka në këtë pikë Vetëvendosje kërkon një zotim për bashkëpunimin e ardhshëm.
“LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide”, ka nënvizuar Avdyli.
“LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje, nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, tha Avdyli.