21-11-2024

LDK në Prizren: Zhagitja e punimeve dhe keqqeverisja lokale, detyrojnë mbylljen e bizneseve ( Foto )

Në rrugët e Sheshit “Shatërvan” të Prizrenit, prej disa muajsh kryhen punime.

LDK në Prizren ka reaguar duke ndarë pamje të disa lokaleve që janë mbyllur me mbishkrimet “lokali jepet me qira”. Sipas tyre, shkak i kësaj dukurie janë punët e papërfunduara dhe keqqeverisja e Prizrenit.

Reagimi i plotë:

“Punët e papërfunduara dhe keqqeverisja e Prizrenit, detyrojnë shumë lokale të mbyllen

Mund të jetë një imazh i teksti

Këto pamje nuk janë në periferi të qytetit, janë në qendër të qytetit, në shadërvan. Pamje të tilla kemi gati në çdo rrugicë të shadërvanit, me mbishkrime në dyer “lokali ipet me qira”.

Krejt kjo gjendje shkaku i punëve të papërfunduara me muaj të tërë. Ky pushtet përveç nepotizmit, keqpërdorimit të parasë publike, punëve të dobëta dhe pa cilësi nuk e ka idenë si qeveriset me Prizrenit dhe të jetë krah bizneseve.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Këtë model qeverisës nuk e meriton qytetari i Prizrenit por as bizneset të cilat po injorohen nga ky pushtet.

LDK është e shqetësuar me “mbytjen” që po i bën ky pushtet bizneseve në zonën historike të Prizrenit.”, shkruan LDK në Facebook.

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

Asnjë koment

Comments are closed.