25-04-2024

LDK në Rahovec pret ndryshim rezultati pas numërimit përfundimtar të votave

“Në nivel nacional është një dallim i vogël, megjithatë mendojmë që rezultati nuk është përfundimtar  meqenëse nuk është bërë numërimi i gjithë votave, dhe këtë dallim të vogël mendojmë që mund ta përmirësojmë, kjo mund të ngjasë edhe në nivel komune e edhe në atë të përgjithshëm”.

“E vlerësojmë pozitivisht rezultatin tonë në këto zgjedhje parlamentare, megjithatë duke i krahasuar me zgjedhjet e kaluara e kemi një rënie, por në rangim me partitë tjera jemi ngritur”.

“Dallimi është shumë i vogël dhe mundësia për ndryshim është shumë reale. Në Rahovec vetëm 300 vota jemi pas AAK-së, e ato nuk janë shumë”.

“Rënie të votave kemi në qytet dhe mendojmë se Vetëvendosje e ka bërë këtë ndryshim, meqë kjo parti në qytet ka dalë e para, përndryshe ne rrethinë jemi shumë më mirë”, u shpreh Cena.

Asnjë koment

Comments are closed.