“Lej kto rrena” – Kryevepra e Butrint Imerit që po dëgjohet anë e mbanë botës
Këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri, njihet për këngët e tij me tematikë dashurinë, të cilat me t’u publikuar shndërrohen në hite të padiskutueshme.
Së fundmi, ai ka publikuar projektin e ri muzkor të titulluar “Lej kto rrena”, një pjesë të së cilës e kishte publikuar shumë vite më parë në rrjetet sociale.
Fansat e kishin pëlqyer aq shumë këngën më aq sa kishin dëgjuar dhe pjesa që ishte publikuar ishte bërë virale në të gjitha rrjetet sociale, mirëpo kënga e plotë u publikua zyrtarisht dje.
E platforma YouTube ka ‘shpërthyer’ nga komentet pozitive për këngën, ku përpos komenteve në gjuhën shqipe, nuk kanë munguar as ato nga qytetarët e huaj.
Kjo nënkupton se kënga ka debutuar edhe ndërkombëtarisht dhe po dëgjohet në vende të ndryshme të botës.
“Lej kto rrena” tashmë numëron mbi 600 mijë klikime në YouTube.
Kënga është publikuar me video-klip, në skenat e të cilit Butrinti shoqërohet nga bukuroshja Alba Vukaj.
Më poshtë mund ta gjeni një pjesë të shkëputur të këngës me video-klip: