Lekaj nesër merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, ku të interesuarit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit dhe të japin komentet e tyre.
Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal (KK) me fillim prej orës 11:30.