26-04-2024

Zihen duke vjedhur dy zyrtarë ndërkombëtarë në Prishtinë

Ishin pikërisht pjesëtarët e sigurimit të këtij lokali të cilët informuan Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, të cilët edhe arritën në vendin e ngjarjes me të marrë informatën.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Ndërkombëtarët e dyshuar në këtë rast janë një femër me shtetësi ruse, e punësuar në UNMIK si dhe një mashkull me shtetësi shqiptare, gjithashtu i punësuar në UNMIK.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se pavarësisht kësaj, prokurori ka zgjedhur që të mos e hap fare rastin.

Në momentin e arritjes në vend të ngjarjes, prokurori ka deklaruar se nuk do të hapet rast, pasi të dyshuarit në këtë rast kanë imunitet diplomatik.

Por, duhet përkujtuar që imuniteti ka të bëjë me ndonjë gjobë, apo kundërvajtje të lehtë dhe jo për vepër penale si vjedhja.

Asnjë koment

Comments are closed.