22-11-2024

Lëndohen dy persona gjatë një përleshje në Malishevë, tre të dyshuar ndalohen

Gjatë një përleshje në fshatin Carallukë të Malishevës kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Në ora 15:30 minuta Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajër dhe më pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike”, ka thënë Gjurkaj, transmeton KOHA.

Lexo edhe:

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Ai ka shtuar se menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, në vend të ngjarjes është gjetur ankuesi, ndërsa në parkingun e autostradës në dy automjete janë gjetur edhe dy personat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore.

“Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Në vend të ngjarjes, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava së bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gëzhoja fisheku dhe një predhë”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka thënë se në stacion për intervistim janë shoqëruar për momentin tre persona si të dyshuar, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 or

Asnjë koment

Comments are closed.