Lëndohet një motoçiklist në Reçan të Suharekës
Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku (vetëaksident) në fshatin Reçan të Suharekës.
“Dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, humb kontrollin, del jashtë rrugës duke u rrëzuar dhe merr lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.
I njëjti pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Prizren, dërgohet për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë./GazetaePrizrenit.net