Lëndohet një punëtor në një fshat të Suharekës, bie nga lartësia
Një punëtor është lënduar pasi derisa po punonte ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Grejkoc të Suharekës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi 4 metra deri sa ishte duke punuar në objektin e një kompanie. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe inspektorët e punës. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe: