20-04-2024

Lëndohet shoferi pas rrokullisjes me veturë në Duhël të Suharekës

Një person është lënduar nga vetaksidenti që ka pësuar në Duhel dhe për këtë po trajtohet në spital.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Çadrak-Duhël”, mbrëmë rreth orës 20:30, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Raportohet se i dyshuari m/k duke drejtuar veturën e tij në mënyrë të pakujdesshme është rrokullisur jashtë rrugës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.