20-04-2024

Limaj pas dëshmisë së Simmons rreth EULEX: Alarmante – A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

Fatmir Limaj, ish i akuzuar nga EULEX-i, po e vlerëson alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.

Limaj në Info Magazine u shpreh se këto janë dëme të pariparueshme, njofton Klan Kosova.

”Duhet të jetë alarmante për vendin”.

”Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?”.

”Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.

”Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë”.

”Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve”.

”Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.

Sipas tij tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore, njofton Klan Kosova.

”Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit”.

”Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë”.

”Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka mi kushtu Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”.

Asnjë koment

Comments are closed.