Limaj: Pas ni muji po shkon kryeministri në Malishevë, cili është impakti? Është vonë!

Numri të infektuarvë ne vendin tonë, nga të dhënat e fundit të IKSHPK-së  është 184, e shumica e rasteve janë nga komuna e Malishevës.

Ndonëse pati zëra të ndryshëm që thanë se niveli qëndror ka lënë anash këtë komunë.

 

E akuza ndaj qeverisë Kurti ka edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, Ai e quan të vonuar vizitën e kryeministrit në Malishevë, epiqendrën e COVID19.

 

“Një muaj ditë qendra kryesore e pandemisë, asnjë ministër i Shëndetësisë s’e ka pa të arsyeshme me i vizitu, m’ju jep ndonjë mesazh.

Prezenca e ministrit e  kryeministrit, do të ishte impakti i madh me pa se çfarë situate janë futur banorët.

Askush s’po kërkon më shumë se sa ka mundësi Kosova. Malisheva ka një muaj që është e vetmja që është në karantinë, asnjëherë s’ka shku askush deri më tani. Derisa IKSHPK ka ba një punë të jashtëzakonshme.

A ka përgjegjësi qeveria me menaxhu, se kur po vjen për lavdata krejt flasin, ka edhe përgjegjësi? A është dasht kryeministri dhe ministri me vizitu vatrën e koronavirusit?  A është rregull mos me jep furnizime për mjekët?! Mas ni muj del kryeministri, për çka sot? Cili është impakti, është vonë!”, ka thënë Limaj në Debat Plus, transmeton Indeksonline.

Limaj po ashtu ka thënë se është e nevojshme të bëhen testime më shumë, pasi që në mungesë të tyre, mund të ketë numër më të madh të të infektuarve.

“Komuna i ka bërë krejt detyrat, ne kemi probleme me vetëdije qytetare gjithkund. Kjo s’është argument me thanë se situata është atje se nuk e kanë respektu masën e duhur, me qenë ashtu Prishtina do t’i kishte 5000 mijë.

Pak e çuditshme shkon tu u rrit, te ne 3-tën ditë s’ka hiç e në 4-tën dalin tjera, ka rrezik me pas, por kemi mungesë të testimeve. Për mungesë të testimeve, po del që e kemi numrin e vogël.

2000 testime s’është mirë.  Ftesa ime është të bëjmë sa më shumë testime. E pabesueshme që në Prishtinë me qenë 20 të infektuar”./Indeksonline