02-12-2020

Limaj premton përkrahje rreth përshpejtimit të Parkut të Biznesit në Prizren

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, kanë vizituar komunën e Prizrenit ku janë pritur nga kreu i saj, Mytaher Haskuka.

Pas takimit, Limaj tha se i shprehën përkrahjen e plotë kryetarit të komunës për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren, por edhe projektet tjera për këtë qytet.

Limaj shtoi se Parku i Biznesit shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kërkoi nga zëvendëskryeministri Limaj që Parku i Biznesit të nis të ndërtohet sikurse edhe rruga e Kabashit dhe infrastruktura në fshatin Zym./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.