KF “Liria” e Prizrenit ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Kjo vie pas rezultateve të dobëta të klubit. Liria, sot pësoi edhe një humbje. Fushë Kosova në cilësi të vendasit ka realizuar fitore ndaj prizrenaseve, duke mundur Lirinë me rezultat 2:0.
Liria tash mbetet e fundit në tabelë me 8 pikë.
Njoftimi për largimin e trajnerit u dha përmes një komunikate në “facebook, ku thuhet:
Zyrtare:
Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë
Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.
Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.
FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme.
Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë.
LEXO edhe …