27-07-2024

Liria pëson edhe një humbje, mbetet e fundit në tabelë

Liria, sot pësoi edhe një humbje. Fushë Kosova në cilësi të vendasit ka realizuar fitore ndaj prizrenaseve, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, duke mundur Lirinë me rezultat 2:0, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo është një fitore e rëndësishme për Fushë Kosovën, pasi paraprakisht kishte pësuar tri humbje rresht. Shënuan: Ivkic (59′) dhe Meziu (69′) .

Pas kësaj fitoreje Fushë-Kosova largohet nga pozita e fundit dhe tani renditet në vendin e nëntë, me 10 pikë, duke e lënë pikërisht Lirinë të fundit me 8 pikë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Java e 13- të e Superligës së Kosovës në futboll ka qenë një goditje për aspiratat e gjilansve për titull. Dukagjini fitoi kundër Dritës 1:0.

Prishtina dhe Llapi ndeshen nga ora 19:00.

Aktualisht tabelën e Superligës e kryeson Ballkani. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.