27-07-2024

Liria e Prizrenit largon trajnerin, ja kush pritet t’i prijë klubit

KF “Liria” e Prizrenit ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo vie pas rezultateve të dobëta të klubit. Liria, sot pësoi edhe një humbje. Fushë Kosova në cilësi të vendasit ka realizuar fitore ndaj prizrenaseve, duke mundur Lirinë me rezultat 2:0.

Liria tash mbetet e fundit në tabelë me 8 pikë.

Njoftimi për largimin e trajnerit u dha përmes një komunikate në “facebook, ku thuhet:

Zyrtare:

Nedim Yigit, nuk është më kryetrajner i Lirisë

Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit.

Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta.

FC Liria, e falenderon trajnerin për punën e deritashme.

Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë.

LEXO edhe

Liria pëson edhe një humbje, mbetet e fundit në tabelë

 

Asnjë koment

Comments are closed.