Liria “mbytet” në Durrës, humb ndeshjet kontrolluese
Sot, në Durrës, Liria e Prizrenit në një ndeshje miqësore pësoi humbje 3-0 nga KF Prishtina e Re, raporton Gazeta e Prizrenit.
Golashënues ishin Urim Statovci, Lorik Dobratiqi & Kreshnik Bahtiri.
Para dy ditës po në miqësore, Liria humbi 2: 3 nga Valbona ( anëtare e kategorisë së dytë në Shqipëri.
Ditë më parë Liria po në Durrës, pësoi nga Trepça ’89.
Po ashtu në ndeshjet kontrolluese në Prizren, Liria humbi nga Prizreni 1-0, ndërsa barazoi me Rilindjen 74 me rezultat 1:1.
Kjo tregon për gjendjen ku është katandisur klubi i dikurshëm i krenarisë së Prizrenit. A po shkon Liria drejt shkatërrimit?!
/ Gazeta e Prizrenit