03-05-2024

Liria pëson debaklin e radhës në Prizren

Liria pësoi debakël në Prizren, kësaj radhe nga lideri aktual në Superligën e Kosovës në futboll, Feronikeli, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ajo humbi si vendësve në “Përparim Thaçi” 0:4. Pjesa e parë përfundoi me 0:2 me golat e Kastriot Rexhës (8′ dhe 37′).

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.  Së pari Zeka shënoi në minutën e 70-të, ndërsa për të përmbyllur këtë fitore të thellë, shënoi mesfushori Dabiqaj, në minutën e 91-të, duke ia dhuruar tri pikë drenicasve.

Me këtë fitore, Feronikeli mbetet lider me 62  pikë të grumbulluara, ndërkaq Liria në vendin e 11-të, të parafundit me 24 pikë, duke thelluar edhe më tej krizën për mbetje në këtë rang garash.

Ky është debakli i dytë i Lirisë në shtëpinë e saj në Prizren, brenda dhjetë ditësh. Me këtë rezultat 0:4 , ajo po ashtu humbi  nga Llapi. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.