03-05-2024

Shënohet Java Ekologjike në Prizren (FOTO)

Nën organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, përkatësisht Sektorit të Mjedisit, këtë vit për herë të 20-të me radhë, me aktivitete të ndryshme po shënohet Java Ekologjike në Prizren.

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zyrtarëve komunalë, nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave, përfaqësuesve të shoqërisë civile e institucioneve të ndryshme, sot nën slloganin “Pastro Qytetin Tënd” filloi aksioni për pastrimin e qytetit.

“Nw një fjalë rasti, kryetari Haskuka deklaroi se Komuna e Prizrenit gjatë muajit prill do të ketë aktivitete të shumta të pastrimin e qytetit në të gjitha vendet ku ka deponi ilegale. Ai më tej theksoi se çështja kyçe në këtë aspekt është vetëdijesimi i popullatës lidhur me pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Duke rikujtuar se vitin e kaluar në Komunën e Prizrenit janë pastruar një shumë e madhe e materieve inverte nga vendet ku janë krijuar deponitë ilegale dhe se me këtë Prizreni ka qenë ndër komunat e para në Kosovë me pastrimin e deponive ilegale, kryetari Haskuka tha se për fat të keq në fund të vitit është parë që gjendja përsëri ka qenë e njëjtë.

Prandaj, ai kërkoi nga qytetarët që përveç mbrojtjes së pastërtisë, të bëjnë edhe raportimin e atyre që bëjnë hudhjen e mbeturinave inverte dhe të njoftojnë qendrën e thirrjeve të Komunës së Prizrenit, në mënyrë që këto raste pastaj të procedohen në policinë e Kosovës për ndëshkim.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.